Gaxherri: Thaçi ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë e me Rusinë

00:21 | 27 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kundërshtuar planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Gaxherri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi “ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë, me Rusinë, dhe me Mogherinin në BE”.

Sipas Gaxherrit, Thaçi “po punon çdo ditë” për ta realizuar planin e tij, që sipas saj, do të sillte ndarjen e Kosovës.

Prekja e kufijve, ka vlerësuar Gaxherri, do ta hapte “Kutinë e Pandorës”.

Plani i Thaçit është “rrezik shumë i madh për Kosovën, dhe kjo gjë duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar deputetja e LDK’së. 

Luftë mund të shkaktohet nëse hapet tema e kufijve, ka parashikuar Gaxherri në T7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme