Kosova ka aplikuar për anëtarësim më INTERPOL, kanë konfirmuar nga institucionet e Kosovës. Mirëpo analistët tërheqin vërejtjen që Kosova duhet të përgatitet fillimisht dhe jo të dështojë sërish.
Mentor Tahiraj nga Ministria e Punëve të Brendshme të martën në RTK 3 ka njoftuar se aplikacioni për anëtarësim në INTERPOL është dorëzuar.
“Po mund të konfirmoj se MPB më 31 janar ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në INTERPOL. Kosova plotëson të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në INTERPOL”, ka thënë ai.
Analisti Blerim Burjani ka thënë se institucionet do të duhej që të përgatiteshin për të mos dështuar për anëtarësim në INTERPOL.
“Institucionet e Kosovës është duhur ta dinë a janë të përgatitura për të hyrë në një gjë të tillë. Unë nuk po shoh ndonjë përgatitje paraprake që kanë bërë institucionet e Kosovës. Nëse sërish do të ketë dështim, atëherë nuk di si do të arsyetohen institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.
Por Fatmir Haxholli, këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka thënë se sikur pikënisje të ishte logjika logjika “nëse aplikojë dështojmë”, atëherë Kosova asnjëherë nuk do të duhej të aplikonim. “Kosova pret sukses në përpjekjen për anëtarësim në INTERPOL, pavarësisht nëse ka dështuar në të kaluarën. Ne nuk do të lodhemi asnjëherë”, ka thënë ai.
Kosova vitin e kaluar kishte dështuar që të anëtarësohej në INTERPOL.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...