Aliu: E padrejtë dhe e pamoralshme të rrëzohet Qeveria për shkak të taksës

23:07 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se është e pandershme të rrëzohet Qeveria për shkak të taksës.

Aliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është që Qeveria nuk duhet të bie për shkak të taksës.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që taksa duhet të mbetet, dhe nuk duhet të jetë taksa shkak që Qeveria të bie”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ka shumë arsye pse qeveria duhet të rrëzohet, por sipas tij rrëzimi për shkak të taksës është veprim i padrejtë.

“Ka shumë arsye të tjera që në nuk pajtohemi me Qeverinë dhe mendojmë që zgjedhjet e reja duhet të ndodhin, por të votojmë apo të jemi për rrëzimin e kësaj qeverie për shkak të taksës ndaj Serbisë, është e padrejtë dhe e pamoralshme”.

Aliu ka thënë se taksën Lëvizja Vetëvendosje e ka mbështetur, pavarësisht rrethanave si është vendosur.

“Taksa është një vendim që ne e mbështesim edhe përkundër kritikës së madhe që në kemi ndaj qeverisjes por edhe ndaj mënyrës së nuk është munduar si është vendos. Por është vendos, ka efektin e vet dhe duhet mbështetur. Për këtë arsye Lëvizja Vetëvendosje që qeveria duhet të rrëzohet për shkak të taksës”, tha ndër të tjera Liburn Aliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme