Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “populli sirian i beson Turqisë aq shumë saqë fiset vazhdimisht i bëjnë thirrje që të ndërmarrin veprime në Munbixh”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në programin e veçantë të përbashkët të kanaleve televizive NTV dhe Star TV, Erdoğan ka vlerësuar zhvillimet e fundit.
Lidhur me operacionin e mundshëm të Turqisë në Munbixh të Sirisë, presidenti Erdoğan tha se, “Populli sirian i beson Turqisë aq shumë saqë fiset vazhdimisht bëjnë thirrje për ‘Munbixh’ “.
“Tani i gjithë synimi jonë janë organizatat terroriste PYD dhe YPG, të cilat do të largohen plotësisht nga Munbixhi. Armët që këto posedojnë do të mblidhen nga ana e Amerikës, sipas fjalës që na është dhënë neve”, tha presidenti turk.
Ai theksoi se Turqia “definitivisht” nuk do të ndryshoj kursin për blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes S-400, duke shtuar se, “Nëse kemi një ofertë të mirë për sistemin patriot, ne i themi po kësaj”.
Në lidhje me vizitën e Jared Kushner, këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump, presidenti i Turqisë tha se ai të mërkurën pritet në Turqi për të diskutuar çështjet ekonomike dhe rajonale.
Presidenti Erdoğan foli edhe për ekzekutimet nga autoritetet egjiptiane, respektivisht presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi.presidenti.
“Ju i mbani leksion Turqisë për ekzekutimet, pastaj pozoni me njeriun që ekzekutoi 42 egjiptianë”, tha Erdoğan, duke iu referuar liderëve evropianë të cilët në mënyrë masive morën pjesë në samitin arabo-evropianë, që u mbajt në Egjipt menjëherë pas ekzekutimit të nëntë të rinjve nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e një prokurori publik egjiptian.
“Bashkimi Evropian ka humbur shansin për t’u bërë një qendër tërheqëse”, tha ndër të tjerat Erdoğan.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...