Moti ekstrem që vjen me ndryshimet klimatike është duke u kthyer në normalitet, saqë njerëzit nuk po flasin aq shumë për të.
Kjo mund t’i bëjë ata më pak të motivuar që të ndërmarrin hapa për të luftuar ngrohjen globale, ka gjetur një studim i fundit, transmeton portali arbresh.info
Hulumtuesit kanë analizuar më shumë se 2 miliardë postime në mediat sociale mes viteve 2014 – 2016.
Ata gjetën se kur temperaturat ishin të pazakonta, njerëzit prireshin që të diskutonin për një kohë të caktuar, por më pas do të mësoheshin me klimën dhe nuk do përsërisnin diskutimet.
Autori i studimit të botuar ditën e hënë në “Proceedings of the National Academy of Science” besojnë se kjo është një shenjë e kufizimit të kujtesës dhe pritshmërisë mbi paragjykimet e tyre.
Studimi thekson se njerëzit nuk mund të jenë gjykatës të mirë të ndryshimit të temperaturës.
Efekti “bretkosa në ujë të ngrohtë” lidhet me eksperimentin që tregon se nëse një bretkosë vendoset një tenxhere me ujë të vakët dhe nxehtësia rritet gradualisht, bretkosa do të qëndrojë në tenxhere derisa të vdesë, sepse nuk e ndjen ndryshimin.
Me pak fjalë, njerëzit nuk mund të njohin ndryshimet klimatike të shkaktuara nga vetë ata deri sat ë bëhet vonë.
“Unë mendoj se është mjaft e habitshme se sa shpejt do të ulet ndikimi i këtyre temperaturave”, tha bashkëautori i studimit Frances Moore, një profesor asistent në Departamentin e Shkencave dhe Politikave të Mjedisit në Universitetin e Kalifornisë, Davis.
Ajo beson se njerëzit nuk janë duke menduar që të përshtaten me motin ekstrem dhe mosbisedimi në mediat sociale mbi këtë temë të ndjeshmë përbën shqetësim për shkencëtarët./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...