Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se prania e të gjithë liderëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetja ndaj presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, është dyfytyrëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu pas takimit në Ankara iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, mes tjerash, për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria dhe bisedimet që zhvillohen mes Turqisë dhe SHBA-ve.
Ministri turk rikujtoi se grupet e përbashkëta punuese u takuan në Uashington pas vendimit për tërheqje. Ai theksoi se atëherë u mor vendimi për krijimin e grupit punues për koordinim.
Ai gjithashtu theksoi se pas vendimit për tërheqjen e SHBA-ve nga Siria, kishte pikëpamje të ndryshme.
“Kjo tregon se SHBA-të plotësisht nuk kanë strategji të definuar. Dëshiruam t’ju ndihmojmë në këtë, gjegjësisht së bashku të koordinohemi dhe ata e kishin të njëjtin mendim. Por edhe qëndrimet tona doemos të jenë të njëjta. Qoftë për zonat e sigurisë, qoftë për çështjet tjera. Për këtë qëllim është formuar grup pune. Në takimin që do të mbahet, të dyja palët do të shkëmbejnë mendime për atë se çka bashkërisht mund të bëjnë”, tha Çavuşoğlu.
Shefi i diplomacisë turke rikujtoi samitin Bashkimi Evropian – Lidhja Arabe, nikoqir i të cilit është presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ndërsa foli dje në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OKB) në Gjenevë.
Ai tha se dëshirojnë që Evropa të jetë larg standardeve të dyfishta dhe se ai është një nga ministrat e rrallë që përpiqen për këtë. Ai mendon se Evropa ka arritur pikën më të lartë në aspektin e dyfytyrësisë dhe standardeve të dyfishta.
“Nga njëra anë, pas përpjekjeve të grushtit të shtetit, ata vazhdimisht flisnin, diskutuan dhe kërcënuan se çfarë do të ndodhte nëse Turqia do të vendoste dënimin me vdekje, por të gjithë krerët evropianë, në ditët kur u ekzekutuan nëntë të rinj, shkuan dhe mbështetën Sisin, për çfarë po flasim”, tha ministri Çavuşoğlu.
Sipas tij bëhet fjalë për standard të dyfishta dhe dyfytyrësi. “Për këto vende nuk kanë mbetur vlerat e vërteta. Gjithmonë flasin për vlerat e përbashkëta. Për fat të keq, racizmi, ksenofobia, islamofobia dhe ekstremizmi në Evropë kanë dëmtuar vlerat evropiane”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë.
Ai konsideron se, duke parë udhëheqësit e disa vendeve, është e mundur të konstatosh vetëm interesa, pa vlera. “Ne po flasim për një Evropë që ka harruar vlerat kur ka interes. Ne kundërshtojmë këtë dhe imazhi në Egjipt është një tregues i kësaj”, tha Çavuşoğlu.
Gjithashtu është pyetur për sistemet e mbrojtjes S-400 që Turqia do të blejë nga Rusia. “Kjo është gjë e kryer, gjithçka është përfunduar. Republika e Turqisë kurrë nuk ka shkelur fjalën e dhënë. Ky është parimi ynë përtej marrëveshjes”, tha Çavuşoğlu.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...