Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi udhëhoqi grupin e revoltuar të protestuesve të PD në revanshin për të çarë kordonin e policisë para Parlamentit, mori mikrofonin dhe jua drejtua turmës me vargjet: “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”.
Ashtu siç bëri pas protestës së 21 shkurtit në selinë blu, Basha këndoi vargjet e poezisë patriotike dhe kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do ta çojë në burg sapo të zbardhet dita.
“Të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe vajzave në këtë protestë. Mbaheni mënd. Dita do të vijë, asnjë nga ju nuk do të fshihet as pas uniformës as pas imunitetit. Sovrani do t’iu çojë në burg ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj”, tha Basha./tch
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...