Google ADS

Ahmeti: Veljanoskin nuk e shpëtoi askush, nesër takohem me Zaevin

18:55 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp me gazetarët foli për herë të parë edhe për atë që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i Kuvendit nuk e hodhi në votim heqjen e mandatit të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski.

Ahmeti tha se Veljanoskin nuk e shpëtoi askush, por u respektua rregullorja e kuvendit dhe ligjet në funksion duke mbrojtur kështu në mënyrë të drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit.

“Nuk është asnjë fajtor për mosmarrjen e imunitetit të Veljanoskit. Uluni, lexojeni rregullore, uluni me kryetarin e Kuvendit dhe ju shpjegon rregulloren, sepse përgjegjësinë morale se si drejtohen punët, sepse kryetari i Kuvendit nuk voton në bazë të politikave ditore”, tha Ali Ahmeti.

Ai foli edhe për kandidatin e përbashkët dhe shprehet optimist se do të gjendet zgjidhje e përbashkët

“Nesër kam takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për t’i dhënë kahje edhe këtij problemi, jo pak të rëndësishëm për vendin. Nesër do të bisedojmë gjerë e gjatë edhe për këtë dhe jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhje”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme