Montella refuzon drejtimin e kombëtares së Iranit

19:03 | 26 Shkurt 2019
Arbresh Info

Vincenzo Montella ka refuzuar një ofertë të vlefshme prej 1.3 milionë euro për sezon për të udhëhequr skuadrën kombëtare të Iranit.

Ish trajneri i Milanit dhe Sevillas aktualisht është pa punë pas shkarkimit nga dy klube të ndryshme në të njëjtin edicion, transmeton portali arbresh.info.

Është raportuar gjatë ditëve më parë se Montella ka kërkuar për të marrë detyrën te skuadra e Iranit.

Tani, Tuttomercatoweb pretendon se strategu italian ka refuzuar një kontratë tri vjeçare me vlerë prej 1.3 milionë euro për sezon.

Ai duket qartë se nuk është i bindur se dëshiron të marrë një rol të këtij lloji./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme