Google ADS

Unai Emery: Suarez nuk është i gatshëm për të qenë titullar

18:04 | 26 Shkurt 2019
Arbresh Info

Unai Emery insiston se Denis Suarez ka nevojë për kohë që të adaptohet me jetën në Arsenal.

22-vjeçari ende nuk ka qenë titullar te “Topçinjtë” qysh pas kalimit në formë huazimi nga Barcelona muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Jam shumë kërkues ndaj vetës për të gjetur performancën më të mirë nga lojtarët”, ka thënë Emery. “Mendoj se Suarez është duke u përmirësuar me adaptimin e tij çdo ditë. Më pas kualiteti i tij mund të na jap shumë”

“Mendoj se ai nuk është në gjendje të mirë sot për të luajtur 90 minuta sepse ka nevojë për ritëm. Por, një gjë pozitive është se ai mund të startoj [kundër Bournemouthit] duke e ditur këtë ose ai mund të qëndroj në bankinë dhe më pas të na ndihmojë neve”

“Ai është duke punuar çdo ditë, duke na përmirësuar neve dhe duke na njohur. Adaptimi i tij ka kohë për të marrë vetëbesim, për të njohur bashkëlojtarët e tij gjatë stërvitjeve dhe më pas për të luajtur ndeshje”

“Për të gjithë minutat që merr janë të rëndësishëm. Të dielën [kundër Southamptonit] ideja ishte që të luaj atë për disa minuta por pas lëndimit të Lichtsteinerit, unë nuk mund t’i ipja atij këta minuta. Por, kundër Bournemouthit është një tjetër mundësi”, përfundoi Emery./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme