Pesë lojtarë të suspenduar në Serie A

17:27 | 26 Shkurt 2019
Arbresh Info

Për ndeshjet e kësaj jave në Serie A janë të suspenduar pesë lojtarët ndërkohë që Sassuolo dhe Frosinon janë gjobitur.

Alfred Duncan ishte pritur të marr një dënim më të rëndë për shkak se kishte kartonin e verdhë dhe pas një ndërhyrje të ashpër që kreu u ndëshkua direkt me karton të kuq, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ai është suspenduar për një xhiro dhe i është dhënë një paralajmërim.

Jashtë këtë javë do të qëndrojnë edhe Përparim Hetemaj (Chievo), Alessandro Deiola (Cagliari), Albin Ekdal dhe Erick Pulgar (Bologna).

Forinone ishte gjobitur me 5 mijë euro për shkak se tifozët e tyre hodhën objekte në fushë gjatë disfatës kundër Romas, ndërsa Sassuolo duhet të paguaj 3 mijë euro për shkak se një person i paautorizuar hyri në zonën e dhomës së zhveshjes dhe ofendoi gjyqtarin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme