Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës ETUCE, njëherit anëtare e Këshillit Ekonomik Evropian, e shoqëruar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kryetari i Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli si dhe ai i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Në këtë takim kryeministri Haradinaj foli për progresin e gjithmbarshëm të Kosovës, posaçërisht avancimin e pozitës së arsimit.
“Rritja e buxhetit në arsim për 12 për qind më shumë se viti i kaluar, dëshmon se jemi për cilësi dhe arsim të merituar dhe shqetësimet e të gjithëve tashmë kanë adresë dhe ky është hapi i parë në përmirësimin e arsimit në vend”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se janë të vetëdijshëm që duke investuar në arsim, investohet në ekonomi, në krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që në etapa të ndryshme kanë ndihmuar Kosovën në përmirësimin e gjendjes në arsim përmes projekteve të ndryshme, duke thënë se të gjithë duhet angazhuar që implementimi i agjendës për një arsim të mirëfilltë të shkojë në rrugë të drejtë.
Ndërkaq, Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës ETUCE, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për angazhimin e Qeverisë në përmirësimin e sektorit të arsimit./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?