Google ADS

Maurizio Sarri shkarkohet nëse Chelsea mposhtet nga Tottenhami

16:42 | 26 Shkurt 2019
Arbresh Info

Maurizio Sarri do të shkarkohet nëse Chelsea humbet ndeshjen derbi kundër Tottenham Hotspurit.

Kështu besojnë disa lojtarë te “Blutë” sipas një raporti nga London Evening Standard, transmeton portali arbresh.info.

Ish trajneri i Chelseas dhe aktualisht personi i dytë para Anglisë, Steve Holland, është duke u përfolur për të marrë detyrën në klub si një trajner i përkohshëm.

Sarri bëri që skuadra e tij të shfaqte një performancë dukshëm të përmirësuar në finalen e Carabao Cup, por ai nuk mund t’i ndalte ata për tu mposhtur në penalti pas barazimit 0 me 0 kundër Manchester Cityt.

Dhe konfrontimi dramatik me portierin Kepa Arrizabalaga vetëm se e komplikon situatën.

Është thënë shumë se trajneri mund ta ketë humbur dhomën e zhveshjes.

Po ashtu, fakti që vetëm David Luiz shkoi te Kepa në fushë dhe jo kapiteni Cesar Azpilicueta tregon se lojtarët nuk janë duke respektuar vendimet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Sarri do të vazhdoj udhëheqjen e klubit edhe këtë javë derisa ata janë duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme në vizitë ndaj “Spursve”.

Kjo ndeshje në Premierë Ligë mund të ketë ndikim të madh se kush do të përfundoj në pozitat e Ligës së Kampionëve ndërkohë që London Evening Standard thotë se disa nga lojtarët e skuadrës së Sarrit madje besojnë se Sarri do të shkarkohet nëse ata nuk marrin asgjë kundër Tottenhamit.

Hierarkia e Chelseas thuhet të jetë shumë e shqetësuar me situatën alarmuese në skuadër në skuadër qysh pasi “Spursët” i dhanë fund rekordit të tyre vonë gjatë muajit nëntor si të pamposhtur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme