Shkëputet marrëveshja me Holanden për sigurimet sociale

14:34 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës nuk ka miratuar shqyrtimin e propozim vendimit për nënshkrimin e deklaratës së qëllimit për ndërprerjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës, si marrëveshje e marrë përsipër nga Kosova me procesin e suksedimit të marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara nga ish-RSFJ me shtetet tjera.

Ministri Skender Reçica ka thënë se do të hapin negociatat për marrëveshjen e re.

“Shkëputja e marrëveshjes bëhet em qëllim të hapjes së negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së re. Deri në arritjen e kësaj marrëveshjeve përfituesve do të iu njhihen të gjitha të drejtat që kishin me marrëveshjen e vjetër”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2147460015293253/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme