Në mungesë të vendimmarrjes Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë nuk e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës vendimin e Qeverisë për privatizimin e Telekomit.
Ndryshe në këtë mbledhje mori pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, shkruan arbresh.info.
Lluka u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni ndërsa ndër të tjera ka thënë se Telekomi nuk do të privatizohet nëse ofertuesit ofrojnë vlerë më të ulët sesa ajo që është paraparë në komisionin për vlerësim.
Por Lluka ka ripërsëritur se privatizimi është mënyra e vetme e rimëkëmbjes teksa ka thënë se nëse çdo gjë do të shkoj sipas planit në fillim të 2020-es do të privatizohet./Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...