Dua Lipa imazh në reklamen e xhinseve “PepeJeans London SS19”

14:31 | 26 Shkurt 2019
A. B.

Sukseset për yllin kosovar, Dua Lipa nuk kanë të ndalur.

Bukuroshja kosovare ka njoftuar se do të jetë pjesë e fushatës reklamuese të veshjeve të xhinseve “PepeJeans London SS19”, shkruan portali arbresh.info

Dua ka publikuar në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ disa foto dhe video në rrjetet sociale teksa shihet duke reklamuar xhinse.

https://www.instagram.com/p/BuVuBlghEP-/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test

https://www.instagram.com/p/BuWFopOhDv6/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test

“Jam e emocionuar që t’iu njoftoj se jam fytyra e re e kampanjës ‘Pepejeans London SS19’. Kjo më bën të lumtur që do të punojë me një markë me bazë në qytetin ku unë u rrita, Londër”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Kujtojmë se Dua fitoi dy çmime në “Grammy Awards” si dhe një në “Brit Awards”, e cila bëri jehonë të madhe në botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme