Kryetari i Prishtinës e ka emëruar drejtorin e Arsimit, pas shkrimit që i bëri ditë më parë, Jonuz Salihajt.
Kryetari Shpend Ahmeti e ka emëruar drejtorin e ri të Arsimit. Në këtë pozitë është emëruar Shpresa Gashi, ish drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.
“Znj. Shpresa Shala ka pranuar detyrën si drejtore e arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri tani ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, pa përjashtuar bashkëpunimin korrekt me Këshillin e Prindërve. Shkolla “Xhemajl Mustafa” ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Prishtinës.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...