Ministrja e Jashtme e Francës, Natali Loazo ka njoftuar se gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk e mundëson zgjerimin e anëtarësisë.
“Çfarë do të bëjmë tani?” është pyetja e shtruar nga portali serb “Blic”.
Pesë ditë pasi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker kishte përsëritur qëndrimin se shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet të kenë aspirata të vërteta për anëtarësim në BE, ministrja franceze ka dhënë deklaratë më pak optimiste.
Ajo ka thënë se Serbia ka perspektivë evropiane por gjendja aktuale e BE-së “nuk mundëson anëtarësime të reja”.
Loazo ka theksuar se është e nevojshme të bëhet reformimi i BE-së në mënyrë që të bëhet një funksionalizim i saj, transmeton lajmi.net.
Ajo zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e falënderoi për sinqeritetin. “Jemi falënderues për sinqeritetin. Më mirë të na tregohet e vërteta se sa të na mashtrojnë”, u shpreh Vuçiq./lajmi.net/
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton