Autoriteti Hetimor i Aksidenteve Ajrore ka zbuluar detaje të reja rreth rrëzimit të aeroplanit, ku në bord ishin Emiliano Sala dhe David Ibbotson.
AAIB ka publikuar trajektoren që aeroplani ka ndjekur në momentet para rrëzimit, ku kishte lëvizje nga trajektorja dhe ulje-ngritje të ndikuara nga erërat e forta.
Aeroplani humbi mijëra metra lartësi vetëm për 20 sekonda pasi bëri një kthesë 180 shkallë, pas kërkesës së pilotit Dave Ibbotson për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, transmeton Telegrafi.
Megjithatë AAIB ende nuk ka treguar shkakun e saktë të rrëzimit të avionit, por një nga shqetësimet ku është duke punuar është licenca e pilotit për të bërë një udhëtim të tillë.
“Ne kemi shqetësime serioze që vejnë në pikëpyetje vlefshmërinë e licencës së pilotit për të marrë një udhëtim të tillë”.
“Ne gjithashtu jemi të shqetësuar për të zbuluar se në udhëtim është përfshirë një aeroplan që nuk përputhet me kërkesat e Autoritetit të Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar ose me kërkesat e Administratës së Aviacionit Federale të SHBA-së për veprimtarinë komerciale dhe prandaj mund të kenë vepruar në mënyrë të paligjshme”, thuhet nga AAIB.
Në vazhdim hetuesit e aksidenteve ajrore do të vazhdojnë të shohin të gjithë “faktorët operacionalë, teknikë, organizative dhe njerëzorë”, të cilët mund të kenë kontribuar në rrëzim.
Aeroplani u zhduk nga radari më 21 janar 2019, rrënojat janë gjetur 30 metra nga vendi ku u zhduk aeroplani nga radari.
AAIB gjithashtu ka publikuar edhe pamje të reja të rrënojave, të cilat ende gjenden në fundin e detit të kanalit La Mansh (68 metra thellësi). Ato nuk janë nxjerr ende në sipërfaqe për shkak të rrymave të fuqishme të ujit.
Vlen të theksohet se në rrënojat e aeroplanit 13 ditë më vonë ishte gjetur trupi i Sala, por jo edhe trupi i pilotit, që është ende i zhdukur.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...