Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zyrtari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Xhelal Shaqiri, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bujanoc. Hoti u takua me kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e Kosovës me Komunat Shqiptare të Luginës, si dhe konkretizimin e bashkëpunimit përmes Programit Nacional për Rininë.
Me këtë rast, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi e cila përcakton detyrimet e dyanshme në lidhje me implementimin e Programit Nacional për Rininë në shkollat e Komunës se Bujanocit.
Gjatë këtij takimi, Koordinatori Hoti shpalosi Programin Nacional për Rininë, si dhe Programin Ndërshtetëror për Rininë, duke sqaruar vizionin e tij të bashkimit kulturor e edukativ të Luginës me Kosovën. Sipas tij, Programet në fjalë do të përafrojnë në veçanti nxënësit e mësimdhënësit e shkollave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me nxënësit e mësimdhënësit e Kosovës.
“Në këtë mënyrë, do të ketë më shumë komunikim, zhvillim dhe prosperitet për nxënësit dhe për arsimin e tri komunave shqiptare, të cilët do ta kenë mundësinë më të mirë që të tregojnë aftësitë e tyre në Sport, Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik, si dhe në garat e diturisë”, tha Hoti.
Në anën tjetër, Kryetari Kamberi u shpreh i lumtur me hapat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës për të rritur bashkëpunimin me shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Programi ka peshë të veçantë për shkak të mundësive të gjera të garimit”, tha Kamberi, duke shtuar se tashmë ka caktuar një koordinator i cili do të merret ekskluzivisht me këtë Program.
Koordinatori Hoti po ashtu takoi edhe Nënkryetarin e Komunës së Bujanocit nga komuniteti serb, Stojanca Arsic, me të cilin bisedoi rreth dobive që do t’i sjellë Programi Nacional për Rininë në shkollat e kësaj komune. Nënkryetari Arsic tha do të ofrojë mbështetjen e tij për realizimin e këtij programi.
Takimi u përmbyll me qëndrime të përbashkëta për të ngritur nivelin e bashkëpunimit dhe për të bërë më të mirën në dobi të nxënësve të Luginës së Preshevës.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla