Era Istrefi ekspozon të pasmet në foton e fundit

13:10 | 26 Shkurt 2019
A. B.

Era Istrefi është një tjetër artiste nga Kosova me famë ndërkombëtare, e cila e lindur dhe e rritur në Prishtinë, arriti që me artin e saj të tejkalonte kufijtë shqiptarë.

Bukuroshja nga Prishtina ishte e ftuar në projektin e ri nga dyshja më e njohur e DJ-ve në botë. Superyjet Dimitri Vegas dhe Like Mike njihen për këngët e tyre dhe performancat e muzikës elektronike, shkruan portali arbresh.info

Era në këtë videoklip shfaqet tejet në formë e cila mahnitë me kët linja trupore bombastike, në veshjen shumëngjyrëshe.

E së fundmi, Istrefi publikoi një imazh në Instagram të shkëputur nga klipi gjersa vë në pah të pasmet atraktive.

Vlen të ceket se ky projekt i Erës me yjet botëror ka grumbulluar mbi një milionë klikime për pak ditë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme