Edhe komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për varrime

12:47 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sipas një marrëveshjeje të mirëkuptimit për financim, që është nënshkruar sot në mes të kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe dy përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Komunën e Suharekës, kryetarit të Bahkësisë Islame Halim Shehu dhe priftit të Bashkisë Katolike Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve.

“Në marrëveshjen e mirëkuptimit, thuhet se qëllimi i saj është mbulimi i shpenzimeve me mjete financiare për kryerjen e riteve fetare dhe të shpenzimeve të varrimit për qytetarë të Komunës së Suharekës, të dy përfaqësive asaj islame dhe katolike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të fillojë të zbatohet që nga 1 marsi i këtij viti.

 

Të ngjashme