Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë presionin ndaj presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke vendosur sanksione të reja ndaj katër guvernatorëve të Venezuelës. SHBA-ja po ashtu iu bëri thirrje aleatëve të ngrijnë asetet ndaj kompanisë shtetërore të naftës në Venezuelë.
Uashingtoni ka thirrur për të mërkurën një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën në Venezuelë.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së, njoftoi për sanksionet e reja ndaj zyrtarëve të Venezuelës përderisa zëvëndëspresidenti Mike Pence u takua në Kolumbi me udhëheqësin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, përcjell rel.
“Në ditët në vijim Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione edhe më të forta mbi rrjetet financiare korruptive të regjimit” tha zëvëndëspresidenti Pence.
Pence tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 56 milionë dollarë për të ndihmuar fqinjët e Venezuelës në mënyrë që të përballen me hyrjen masive të migrantëve që largohen nga vendi.
Udhëheqës i opozitës, Juan Guaido, e deklaroi veten president të përkohshëm të vendit në fund të janarit.
Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perendimore.
Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera.
Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, vendosi mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend.
Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomika e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...