Sëmuret Albin Kurti

11:58 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka pasur një komplikim shëndetësor.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia, shkruan arbresh.info. Vitia përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kurti ka pasur një infeksion gripal.

“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu ka shtuar se Kurti është pranuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.

“Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, ka përfunduar Vitia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme