Anulohet protesta e opozitës, merret vendimi për seancën plenare

10:06 | 26 Shkurt 2019
A. B.

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë që u anulua të enjten e kaluar, do të mbahet ditën e sotme në orën 15:00.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh këtë paradite ku u mor vendimi. Në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Seanca plenare do të jetë vetëm me deputetët e mazhorancës, pasi opozita e bashkuar shqiptare, PD, LSI dhe aleatët e djathtë, kanë vendosur të djegin mandatet. Opozita ka nisur një valë protestash me qëllimin për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme përmes krijimit të një qeverie tranzitore.

Deri më tani kundër vendimit të grupeve, kanë dalë deputeti i PD-së, Mylsim Murrizi dhe Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa ende është pezull vendimi i deputetes Rudina Hajdari, vajzës së të ndjerit Azem Hajdari.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme