Google ADS

Amerika përsërit qëndrimin për heqjen e taksës

09:45 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

John Erat drejtor i Çështjeve Evropiane e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe William Brad Berkley, Drejtor i Çështjeve Evropiane në Këshill, gjatë një takimi e ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq përsëriti nevojën për heqjen urgjente të taksës së vendosur nga Kosova

Nga ana e Shteteve të Bashkuara është shprehur ” një mbështetje e fortë që sa më shpejt që të jetë e mundur të vazhdohet me dialogun në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje reciproke të pranueshme dhe të përhershme që do të çojë në stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e mëtejshëm të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor “, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë në një deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme