Google ADS

Laburistët mbështesin një referendum tjetër për Brexit-in

08:29 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Udhëheqësi i laburistëve në Britani, Jeremy Corbin, njoftoi se do të mbështesë një referendum tjetër mbi Brexit-in, nëse parlamenti, këtë javë, e hedh poshtë marrëveshjën për braktisjen e vendit nga blloku.

Zëdhënësi i partisë laburiste, Keir Starmer, ka paralajmëruar se partia e tij do të propozojë një amandament që qeveria të miratojë propozimin e tyre për një union të përhershëm doganor me BE-në.

“Nëse parlamenti nuk e voton planin tonë atëherë laburistët do të mbajnë premtimin që e kemi dhënë në konferencën tonë vjetore dhe do të mbështesim një tjetër votim publik” ka shkruar Starmer në Twitter.

Kryeministrja britanike Theresa May është nën presion për të shtyrë daljen e Britanisë nga blloku, pasi gjasat për një marrëveshje të re me BE-në janë shumë të vogla.

Kjo pasi BE-ja po kundërshton të rishikojë marrëveshjen paraprake e cila ishte hedhur poshtë nga parlamenti britanik.

Megjithatë, kryeministrja, Theresa May, është e vendosur që Britania të dalë nga blloku në afatin e paraparë më 29 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme