Me qindra herë është folur për rëndësinë që ka konsumimi i frutave dhe perimeve, të cilat garantojnë një ushqyerje të shëndetshme.
Një dietë e ekuilibruar, e përqendruar tek konsumi i frutave dhe perimeve është ideale për të mbajtur trupin në formë, por tashmë së fundmi shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i tyre parandalon një sërë sëmundjesh, madje dhe kancerin. Gjithashtu disa ushqime jo vetëm e parandalojnë, por edhe e luftojnë kancerin.
Hudhrat dhe qepët
Këto perime mund të frenojnë zhvillimin e kancerit, veçanërisht në ezofag, në stomak dhe kolonë. Këtë gjë e dëshmojnë studimet e kryera. Prania e squfurit tek to duket se jep një ndikim të madh në organizëm për mos zhvillimin e qelizave kancerogjene. Kuerçitina është një molekulë që pengon zhvillimin e kancerit dhe efekti i saj është provuar tek qelizat kancerogjene të zhvilluara në laborator si dhe tek tumoret e shfaqura tek kafshët.
Portokallet dhe limonat
Portokallët janë veçanërisht të efektshëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe stomakut. Ato përmbajnë substanca që bllokojnë rritjen e qelizave tumorale. Portokalli i kuq në këtë rast është më i efektshëm. Ndërsa tek limonat molekulat me aftësi antioksiduese dhe antitumorale janë flavonoidet.
Brokoli
Perimet si brokolit, lakrat, lulelakrat, rrepat etj janë ndër ushqimet më të efektshme kundër kancerit. Konsumimi i pesë apo më shumë porcioneve në javë i këtyre perimeve ul me 50% rrezikun e prekjes nga tumori i fshikëzës së urinës.
Karrotat
Karoteni, që është i pranishëm tek frutat apo perimet me ngjyrë të verdhë apo të portokalltë na mbron nga kanceri i gjirit. Një studim danez ka arritur në përfundimin se Falkarinoli, që gjendet tek karrotat dhe erëza e majdanozi parandalon kancerin e zorrës së trashë. Por gjatë gatimit kjo substancë shkatërrohet.
Fruta pylli
Luleshtrydhet, boronicat etj janë të pasura me një lloj acidi që ndalon qelizat tumorale të ushqehen me rruazat e gjakut. Bimët aromatike Mentet, borziloku, rozmarina etj përmbajnë Terpen, molekula të afta të bllokojnë funksionimin e disa onkogeneve (gene që çojnë i shndërrojnë qelizat në kancerogjene).
Domatet
Domatet e parandalojnë kancerin përgjithësisht për shkak të prezencës së likopenit, pigmentit që i jep ngjyrën e kuqe asaj dhe që gjendet në sasi të madhe në salcën e përgatitur nga domatet e freskëta. Likopeni parandalon veçanërisht kancerin e prostatës. Çaji jeshil Janë të shumta studimet që evidentojnë rolin mjaft të madh që luan çaji jeshil kundër kancerit. Merita për këtë i takon katekinës, molekulës që ndalon zhvillimin e shumë qelizave tumorale si ato të leuçemisë, kancerit të veshkave, të lëkurës, të gjirit, prostatës etj.
Studimi
Një ekip shkencëtarësh izraelitë kanë pohuar se ndoshta mund të shërojnë kancerin brenda vitit të ardhshëm. Deri atëherë, mbetet për tu bazuar tek ushqimet që ndikojnë në përmirësimin e organizimit dhe ndalon zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.
Ajo cfarë hamë ndikon në shumë aspekte të shëndetit, përfshirë sëmundjet kronike si diabeti dhe kanceri. Ky artikull bazohet tek 13 lloje ushqimesh që ulin rrezikun e përhapjes së kancerit, të cilat janë:
Brokoli; Karrota; Bizele; Boronica; Kanellë; Fruta të thata; Vaj ulliri; Shafran indie; Domate; Hudhër; Frutat agrume; Fara liri.
Ushqimet që luftojnë edhe plakjen
Një përbërës i gjetur te brokoli, lakra dhe avokado ngadalëson shenjat e plakjes fizike. Tanimë shkencëtarët pohojnë se substanca e njohur si nicotinamide mononucleotide ose NMN, mund t’i bëjë njerëzit e moshuar të duken më të rinj dhe të shëndetshëm.
Eksperimentet treguan se minjtë e vjetër, të cilëve iu dha përbërësi, kishin një plakje fizike të reduktuar dhe metabolizëm të minjve më të rinj.
NMN reduktoi shenja tipike të plakjes përfshirë muskulin skeletal, funksionin e mëlçisë, densitetin e kockës, funksionin e syrit, sensitivitetin e insulinës, funksionimin imunitar, peshën trupore dhe nivelet e aktivitetit fizik.
Kur iu dha minjve më të vegjël, përbërja pati një ndikim shumë të papërfillshëm tek ta. Shëndeti njerëzor varet nga mënyra se si trupi prodhon dhe përdor energji, por teksa plakemi, aftësia e qelizave për të prodhuar energji bie.
Ndërkohë që shkencëtarët janë të pasigurt pse ndodh kjo, ata dyshojnë se humbja e rendimentit në furnizimit me energji të trupit është drejtuesi kryesor i procesit të plakjes dhe NMN mund të kompesojë humbjen e prodhimit të energjisë./gsh/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...