Këto mjete i keni të ndaluara t’i futni në palestër

21:45 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

KB Rahoveci, organizator i ‘Final 8’ i Kupës së Kosovës, ka zbuluar mjetet që tifozët nuk mund t’i fusin në palestër.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, KB Rahoveci ka bërë të ditur se shkrepësa, lapsa – janë disa prej mjeteve që nuk mund t’i merrni me vete në palestër.

Për më shumë, shikoni njoftimin e KB Rahoveci:

Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 27 shkurt deri më 3 mars.

Më 27 dhe 28 shkurt do të luhen ndeshjet çerekfinale, si dhe gjysmëfinalja në konkurrencën e femrave, kurse më 1 mars ato gjysmëfinale te meshkujt, derisa finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 3 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme