Federer synon trofeun e 100-të

19:30 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Roger Federer ka nisur sot aventurën e tij në turneun ATP 500 të Dubait, ky synon fitoren dhe trofeun nr.100 të karrierës së tij.

Tenisti zviceran mundi 2-1 (6-4, 3-6, 6-1) rivalin gjerman Philipp Kohlschreiber.

Ndeshje në përgjithësi e dominuar nga Federer, që kishte epërsi në shumicën e kohës edhe pse në setin e dytë bëri disa gabime që i kushtuan shumë.

Gjithsesi, Federer tregoi se është më superior se rivali i tij, duke e dominuar më pas ndeshjen në setin e tretë, duke fituar thellë 6-1 për të avancuar në raundin e tretë të turneut të Dubait.

Në rundin tjetër zvicerani do të përballet me spanjollin, Fernando Verdasco.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme