Trajko Veljanovskit nuk i merret imuniteti i deputetit. I gjykuari mbi dyshimet për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm, do të mbrohet në liri.
Pas dështimit të një dite më parë për të votuar në kohë për imunitetin e Veljanovskit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi fajin e hodhi te deputetët, konkretisht te deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri. Xhaferi nuk pranoi të ketë shkelur me qëllim afatin, duke thënë se ai nuk mbron askënd, aq më pak ata që kanë probleme me ligjin.
Seanca është ndërprerë për shkak të sjelljes së deputetëve, e sidomos deputetit të shumicës Muhamed Zeqiri. Këtë mund ta vërtetoni në regjistrimet arkivore të Kuvendit. Çfarë ka thënë dhe si ka thënë, mendoj se nuk është vendi që unë ta përsëris. Fakti që kalon afati për vendimmarrje nënkupton se Parlamenti nuk ka vendim ose me fjalorin juridik, Parlamenti nuk lejon kërkesën e organit përkatës”- tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Zekiri kondërshtoi akuzat e Xhaferit dhe ngriti pyetjen për një koordinim të mundshëm mes kryeparlamentarit dhe VMRO-DPMNE-së.
Në mënyrë kategorike i hedh poshtë pohimet e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se unë jam shkaku pse ai nuk ka arritur deri në mesnatë të mbyll votimin për pikën e rendit të ditës. Opinioni kërkon përgjigje “A ka pasur mbrëmë kalkulime apo jo” ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të përgjigjet e jo të kalkulojë siç e bëri në konferencën e shtypit”- theksoi Muhamet Zekiri, deputet i LSDM-së.
Pas situatës së krijuar në seancën e fundit, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski njoftoi se ata nuk do të marrin pjesë në koordinimet e mëtejme, për aq kohë sa Xhaferi nuk sqaron situatën dhe për aq kohë sa organet e partisë nuk vendosin për hapat e ardhshëm.
BDI-ja, e gjendur në qendër të akuzave për shkak të mos-pjesëmarrjes së deputetit të saj gjatë votimit në Komisionin amë për imunitetin e Veljanovskit, fajëson kreun e Komisionit Pavle Bogoevski. Komisioni për çështje të imunitetit, në mungesë të anëtarit të BDI-së, kishte votuar me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” dhe nuk kishte një propozim konkret për Kuvendin.
Asgjë mbrëmë nuk do të ndodhte në rast se kryetari i Komisionit për mandat dhe imunitet nuk do të merrej vesh me VMRO-DPMNE-në, duke e përjashtuar BDI-në dhe duke e bërë votimin në ora 21 në marrëveshje midis atyre dy partive dhe pa na njoftuar neve fare”- theksoi Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Bogoevski, nga ana tjetër, sqaroi votimin në Komision dhe ngriti dilema mbi një skenarë të mundshëm koodinimi BDI-VMRO.
Kur votohej në Komision unë në tri raste kam tentuar ta kontaktoj kolegen Mirsada Emini Asani dhe i dërgova SMS porosi. Ajo dy herë ma ndali telefonin. Herën e tretë me siguri gabimisht e hapi telefonin dhe 12 sekonda heshti para se ta ndërpresë lidhjen. Nga atëherë unë ndalova tentimin që t’i lajmërohem”- tha Pavle Bogoevski, kryetar i Komisionit për çështje të imunitetit.
Akuzat dhe kundërakuzat hodhën dritë mbi mundësinë e një krize mes koalicionit të shumicës, gjë të cilën disa nga deputetët tërthorazi e pranuan. Përveç mos-heqjes së imunitetit të Veljanovskit, Kuvendi do të njoftojë gjykatën edhe për mos-heqjen e imunitetit të deputetit tjetër të VMRO-së Lupço Dimovski, për të cilën seancë po ashtu kanë skaduar afatet ligjore. Veljanovski gjykohet me akuzën për organizim të 27 prillit, në kohën kur drejtonte seancën konstituive si ish kryeparlamentar.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”