Mbjelljet vjeshtore varen nga reshjet e shiut

15:08 | 16 Shtator 2015
M. A.

Përgatitjet për mbjelljet vjeshtore në komunën e Ferizajt ende nuk kanë filluar nga shkaku i mungesës së reshjeve atmosferike.

Zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj, gjatë një konference për media të mërkurën kanë raportuar për aktivitetet që po zhvillohen në këtë dikaster duke u ndalur veçmas tek te mbjellat vjeshtore për të cilat nuk nxorën shifra mu nga fakti se kushtet atmosferike dhe mungesa e reshjeve në këtë periudhë kohore është determinuese për sipërfaqet me këto kultura.

I pari i kësaj drejtorie, Xhemajl Reçica, ka vë në dukje se kur janë në pyetje subvencionet nga grantet qeveritare që kanë të bëjnë me kulturën e grurit dhe të misrit,faza e para e tyre tashmë është kryer, ndërsa sipas tij problem mjaft shqetësues mbetet prerja ilegale e pyjeve në komunën e Ferizajt.

“Në këtë kohë probleme më së shumti kemi në sektorin e pylltarisë, pasi që tani është koha kur qytetarët po furnizohen me lëndë djegëse, e që ne si komunë nuk kemi planin operativ ,pra p lanin afatmesëm të zgjidhjes së këtij problem. Pritet që në të ardhmen të bëjmë planin se si qytetarët të furnizohen me lëndë djegëse. Tani për tani qytetarët e Ferizajt po furnizohen me drunjë që vinë nga Prishtina dhe kjo ka bërë që edhe çmimet të jenë më të larta, ndërsa edhe një pjesë tjetër po furnizohen përmes keqpërdorimeve . Si komunë kemi probleme me pjesën perëndimore të komunës ku nga ana e pjesës me komunën e Suharekës nuk kemi mundësi të bëjmë kontrollimin sikur e bëjmë në pjesën nga ana e Ferizajt “ tha Reçica

U bë e ditur se tash për tash po punohet edhe ne vaksinimin e fondit blegtoral, ku këtë muaj do të fillojnë së vaksinuari delet dhe më pas edhe me vaksinimin e gjedheve, vaksinim ky që pritet të përfundojë në muajin e ardhshëm.

Po ashtu u bë se po punohet mjaft shumë edhe me trajtimin e qenve endacakë, edhe pse kjo po bëhet më ngadalë për shkak se numri i qenve të pazotë është mjaft i madh si në qytet po ashtu edhe nëpër fshatra.

U tha se në kuadër të subvencionimeve është edhe një shumë prej 150 mijë euro, e cila kësaj radhe do të përdorët për subvencionim të kamatave. Nga ky projekt komuna do t’i ndihmoj fermerët të cilët blejnë pajisje përmes bankave duke i subvencionuar me pagesën e kamatave. Por edhe këtu u bë e ditur se do të gjendet banka e cila me kushtet më të volitshme u jep kredi fermerëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme