Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka rritur presionin ndaj kryeministres britanike, Theresa May, për të shtyrë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Tusk ka thënë se kjo do të ishte një “zgjidhje e arsyeshme” dhe se 27 anëtarët e bllokut do të tregojnë mirëkuptim dhe vullnet të mirë për ta bërë të mundur këtë shtyrje.
Deklaratat e zyrtarit të lartë evropian u bënë pasi bisedimet dy ditëshe ndërmjet kryeministres May dhe udhëheqësve evropianë nuk arriten ndonjë rezultat.
Kryeministrja May po përpiqet të bindë vendet evropiane për disa ndryshime të marrëveshjes së Brexit-it që kanë të bëjnë me kufirin irlandez.
Kjo po kundërshtohet nga BE-ja përderisa pa një ndryshim të tillë marrëveshja nuk mund të kalojë në parlamentin britanik.
Parlamenti britanik e ka hedhur poshtë njëherë marrëveshjen duke e bërë të paqartë mënyrën e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Ekspertët vlerësojnë se një dalje e çrregullt e Britanisë nga BE-ja do të mund të shkaktonte krizë në tregjet financiare.
Ndërkohë gjatë vikendit, Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se deri më 12 mars do të votohet nëse vendi do të dalë me apo pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.
Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...