Google ADS

Sivjet 1.9 miliard euro të hyra, 2.3 miliardë euro shpenzime

08:49 | 25 Shkurt 2019
V. S.

Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2019 shihet se të hyrat e planifikuara për sivjet janë 1 miliard e 949 milionë euro, derisa shpenzimet 2 miliardë e 378 milionë euro.

Deficiti prej 429 milionë eurosh është paraparë të mbushet nga borxhi jashtëm, ai i brendshëm, si dhe nga mjetet e grumbulluara të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan sot gazeta “Zëri”

Hiç më pak se 429 milionë euro është deficiti buxhetor i Kosovës i paraparë me buxhetin e vitit 2019 e i cili është më i lartë për 142 milionë euro, duke e krahasuar me deficitin e vitit paraprak. Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2019 shihet se të hyrat e planifikuara për sivjet janë 1 miliard e 949 milionë euro, derisa shpenzimet 2 miliardë e 378 milionë euro. Shpenzimet për paga dhe mëditje edhe më tutje vazhdojnë të mbajnë një pjesëmarrje të konsiderueshme në shpenzimet e përgjithshme.

Në Ligjin për Buxhetin thuhet se për dallim nga vitet paraprake e në veçanti nga viti 2018, në buxhetin e po këtij viti rritja e këtyre shpenzimeve vjen si rezultat i implementimit të kontratës kolektive, mirëpo zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se me këtë rritje është paraparë implementimi i Ligjit për Paga, i cili para pak ditësh është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. I njëjti nuk është nënshkruar nga presidenti i Kosovës, por pas kalimit të afatit të paraparë ligjor ai në automatik ka hyrë në fuqi.

“Me këtë rritje prej 30 milionë eurosh është paraparë të zbatohet ligji në tre muajt e fundit të këtij viti, ashtu kur parashihet të hyjë në fuqi”, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave. Por duke u bazuar në Ligjin e Buxhetit shihet se në krahasim me vitin paraprak sivjet rritja e buxhetit për paga është bërë për 30 milionë euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme