Cilat janë gjuhët më të studiuara në botë? Anglishtja, spanjishtja dhe kinezishtja, sipas një renditjeje të kryer nga “Ethnologue SIL International”.
Ndërsa italishtja, e njohur nga një pjesë e mirë e shqiptarëve, mban vendin e katërt, tashmë që prej vitit 2014. Kjo e fundit, sa i takon numrin të personave që e flasin, shkon me mbi 67 milionë në botë.
Sipas të dhënave të vitit 2018, “Ethnologue” e vendos anglishten në vendin e parë, si gjuhë të folur nga një miliard e 190 milionë njerëz, 17% e popullsisë botërore; në vendin e dytë, kinezishtja, e folur nga një miliard e 107 milionë njerëz, 15.8% e popullsisë botërore; në vendin e tretë Hindi-Urdu, të folur nga 697 milionë njerëz. Në vijim janë spanjollët (të folur nga 512 milionë njerëz), gjuha arabe (422 milionë), frëngjisht (rreth 285 milionë), malajzisht (281 milionë), rusisht (264 milionë), bengalisht 262 milionë përafërsisht) dhe portugalishtja (236 milionë).
Kush e mban rekordin botëror të gjuhës amtare? Në vendin e parë në renditjen e gjuhës amtare është kinezishtja me 908 milionë folës; e dyta, spanjishtja, me 442 milionë; e treta, anglishtja (378 milionë), hindi-urdu (329 milionë), bengalishtja (242 milionë), portugalishtja (222 milionë), rusishtja (154 milionë), japonisht (128 milionë) javanisht (84 milionë).
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...