Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi të bërë ditë më parë në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pacolli krahas fotografisë ku shihet me dy fëmijë ka shkruar se babi e tyre e ka ndaluar dhe e ka përshëndetur, shkruan arbresh.info.
Ai po ashtu ka shkruar se kjo foto i ka mbetur kujtim nga festimi i Pavarësisë.
“Nga festimet e 11 vjetorit të pavarësisë më ka mbetur si kujtim ky moment kur babai i dy fëmijëve të vegjël më ndaloi dhe më përshëndeti dhe bëmë këtë foto”, ka shkruar ai.
“Ne duhet ta bëjmë Kosovën, atdhe të jetueshëm ku bijtë tanë të ndërtojnë jetën e tyre… në begati dhe zhvillim”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...