OSHEE shkruan në njoftim se me të marrë lajmin nga banorët e zonës ajo ka shkuar në vendngjarje si dhe ka njoftuar policinë.
Në të gjithë parashtrimin e reagimit të saj nuk përmendet arsyeja se përse janë vonuar autoritetet aq shumë, duke e lënë një të vdekur në majë të shyllës. Në fund të njoftimit, OSHEE i shpreh ngrushëllimet familjes dhe kolegëve të të ndjerit që humbi jetën në krye të detyrës.
Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencisë OSHEE Pukë janë njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.
Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.
Ne vendngjarje janë nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe Policia e Shtetit.
Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.
OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushëllimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afërmeve te tij.
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...