Google ADS

Erdogan uron shqiptarin që mori postin e kryetarit të Parlamentit

22:02 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Mustafa Shentop për postin e kryetarit të Parlamentit.

Erdogan tha se Aleanca Popullore e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste të opozitës korrën një “fitore të madhe” me zgjedhjen e Mustafa Sentop, njofton Klan Kosova.

Presidenca lëshoi një deklaratë duke thënë se Erdogani ka telefonuar Shentopin për ta përgëzuar atë për marrjen e postit.

Shentop, një ligjvënës nga provincat veri-perëndimore të Tekirdag me prejasrdhje shqiptare, mori 336 vota në raundin e tretë të votimit nga Asambleja e Madhe Kombëtare me 600 vende.

Shentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare.

Lexo edhe: Shqiptari kryetar i ri i Parlamentit turk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme