Produkte serbe me bollëk në Kosovë

20:39 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info
Qytetarët dhe njohësit e ekonomisë besojnë se produktet serbe po futen ilegalisht në vendin tonë.

Shportën e tij e mbush me produkte nga Kosova. Kështu Fek Sadikaj nga Prishtina i bojkoton produktet me origjinë serbe dhe boshnjake.

Ky tregon edhe arsyen pse ka vendosur të konsumojë vetëm produkte vendore.

Por ani se Kosova i ka vendosur taks prej 100 për qind produkteve serbe dhe boshnjake qe tre muaj, nuk vërehet mungesë e tyre në dyqanet kosovare.

Qytetarët dyshojnë se këto mallra po futen ilegalisht.

Edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, dyshon se janë futur produktet serbe në mënyrë ilegale.

Një gjë e tillë, sipas Mulajt, mund të ju shkaktoj telashe bizneseve vendore.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji kryeministri Ramush Haradinaj në T7, pati shpjeguar versionin e tij pse ende ka produkte serbe në vend, përkundër taksës.

Por ndryshe mendon Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit thotë se produktet serbe futen ilegalisht në vend nëpërmjet veriut të Kosovës.

E këtë që e tha presidenti e pohoi së fundi edhe Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq.

Sipas tij mallra serbe ka anembanë Kosovës dhe se ato mbërrin nëpërmjet rrugëve alternative.

Një pjesë e mallrave shkon në Kroaci e Maqedoni, atje ripaketohen pastaj rieksportohen në Kosovë, pati thënë Ljajiq.

E sipas të dhënave të Doganave, që nga vendosja e taksës kundër produkteve serbe dhe boshnjake, në Kosovë kanë hyrë produkte në vlerë prej gati 800 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme