KEDS-i thotë se janë sanuar dëmet e shkaktuara nga era e fortë

16:02 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info

Erërat e forta dhe moti i ftohtë gjatë ditëve të fundit në Kosovë, kishte lënë pa energji elektrike një pjesë të madhe të fshatrave, për shkak të prishjeve elektrike që kishin ndodhur.

Koliqi, Magurja, Keqekolla dhe Siqeva janë vetëm disa nga fshatrat në Prishtinë, në të cilat ishin shkaktuar dëme dhe ndërprerje me energji elektrike.

Zëdhënësi për media në KEDS, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPress se këto dëme janë sanuar dhe se gjendja është e mirë.

“Prishjet në daljet e tensionit të lartë janë sanuar të gjitha, si dhe gjendja është shumë ma e mirë. Nuk ka prishje”, ka thënë ai për KosovaPress.

Buzhala mes tjerash tha se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonin e Pejës.

“Dëmet ma të madha janë shkaktuar në rajonin e Pejës ku ishin mbi 20 linja jashtë pune dhe mbi 30 shtylla të thyera, por ekipet e KEDS-it kanë qëndruar vazhdimisht në terren, duke arritur t’i zëvendësojnë ato shtylla dhe të rikthejnë energjinë elektrike në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme