Grupet e shoqërisë civile në Nigeri kanë thënë se së paku 16 njerëz janë vrarë gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Në këto zgjedhje është paraparë garë e ngushtë mes presidentit aktual, Muhammadu Buhari, dhe biznesmenit Atiku Abubakar.
Këto grupe kanë njoftuar se numri i personave të vrarë gjatë këtyre zgjedhjeve është më i madh se njerëzit e vrarë në zgjedhjet e vitit 2015. Zgjedhjet e kaluara ishin vlerësuar si të rregullta, pavarësisht sulmit të kryer nga grupi “Boko Haram”, në të cilin kishin vdekur dhjetëra njerëz.
Vëzhguesi i zgjedhjeve, Clement Nwankwo, i cili përfaqëson më shumë se 70 organizata të shoqërisë civile, ka thënë se 16 persona janë vrarë në tetë rajone të ndryshme gjatë dhunës në ditën e zgjedhjeve, ndërsa një organizatë tjetër ka thënë se numri i të vdekurve ka shkuar në 35. Sidoqoftë, këto shifra nuk janë konfirmuar nga policia.
Buhari, i cili po garon për mandatin e dytë si president i shtetit të parë afrikan për prodhimin e naftës, do të përballet me kandidatin Atiku, i cili dikur ka shërbyer në pozitën e zëvendëspresidentit të vendit, shkruan “Reuters”
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...