Ata u rrëzuan në një greminë dhe shkak se dyshohet se është bërë moti me erë të fortë. Viktimat T. Pjetri 20 vjeç dhe K. Maka 24 vjeç, ishin shokë me njëri-tjetrin dhe prej dy ditësh ndodheshin në stan për të kullotur bagëtitë. Kanë qenë banorët e zonës së bashku me familjarët, të cilët pas disa orë kërkimesh, bënë të mundur gjetjen e të rinjve dhe nxjerrjen e tyre nga humnera.
Që prej mëngjesit të sotëm moti i keq ka përfshirë pothuajse gjithë vendin. Era e fortë shkaktoi probleme të rënda në aksin Lezhë – Milot. Katër kamionë të tonazhit të rëndë u përmbysën, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Për shkak të përmbysjes së kamionëve, në këtë aks u krijua trafik i rënduar. Policia rrugore u detyrua të devijojë trafikun në dy rrugë dytësore për shmangien e të aksidenteve të tjera.
Dy persona kanë përfunduar në urgjencë nga rrëzimi i disa pemëve dhe dëmtimi i bizneseve. Disa tabela të sinjalistikës rrugore janë rrëzuar. Të njëjtat probleme janë evidentuar dhe në mbrëmje në rrugën Fushë Krujë – Krujë.
Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë, ka sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës si dhe në Fushë – Krujë.
Sipas OSHEE janë dëmtuar disa pjesë të rrjetit elektrik në Fushë-Krujë, duke sjellë probleme në Nikël, Thumanë, Bubq dhe disa zona të qytetit.
Ndërsa në juglindje u rikthyen reshjet e dëborës. Trashësia e saj në zona malore si Dardha, Voskopoja, Vithkuqi, Qafa e Qarrit rreth 5-10 cm, raporton tvklan. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme normalisht për mjetet, me përjashtim të segmentit Boboshticë – Dardhë dhe pjesërisht Qafa e Qarrit të cilat kalohen me zinxhirë
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...