Google ADS

Për herë të parë Arabia Saudite cakton një femër si ambasadore në SHBA

09:39 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info

Arabia Saudite për herë të parë ka caktuar një femër si ambasadorë në SHBA, Bëhet fjalë për princeshën Reema bind Bandar e cila do ta zëvendësoj vëllain e saj, princin Khalid bin Salman.

Khalid bin Salman është caktuar zëvendësministër i mbrojtjes, ndërsa lajmin për këtë ndryshim në diplomacinë saudite e kanë bërë të ditur mediet shtetërore të Arabisë Saudite.

Sfida e princeshës do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, shkruan “The Guardian”.

Ambasadorja e re do të përballet me qëndrimet armiqësore të ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin masa kundër Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi dhe dyshimeve se princi Mohammed bin Salman është personalisht përgjegjës për këtë krim.

“Zgjedhja e një përfaqësueseje të re diplomatike paraqet përpjekje të Riadit për t’i freskuar marrëdhëniet me Uashingtonit, ndonëse kjo gjë nuk do të arrihet lehtë, të paktën me Kongresin”, ka thënë Kristian Ulrichsen nga Instituti “Baker”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme