PDK ka nisur një peticion ku kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh

22:22 | 23 Shkurt 2019
A. B.

Në Pejë po vazhdon të kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumbardh.

Kësisoj, kundër kësaj dega e PDK-së ka nisur edhe një peticion.

“Dega e PDK-së në Pejë bashkë me Rinin Demokratike të Kosovës ka marr iniciativë për organizimin e peticionit për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhen e lumit Lumbardh”, thuhet në njoftim.

Qytetarë të shumtë kanë nënshkruar peticionin përmes secilit një zëri kundërshtojnë mundësin e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh.

PDK në Pejë do të vazhdoj edhe ditëve në vijim me mbledhjen e nënshkrimeve nga ana e qytetarëve për ta kundërshtuar fuqishem çdo përpjekje që do të vij nga kushdo qoftë që do të dëmtonte ambientin në Pejë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme