Itali: Moti i keq shkakton viktima

21:39 | 23 Shkurt 2019
A. B.

Moti i keq shkakton tre viktima në Itali.

Dy prej tyre ndërruan jetë si pasojë e një muri të rrëzuar nga era e fortë.

Viktima e tretë është një 45 vjeçar rumun i cili u godit nga një pemë e rënë teksa po lëvizte me automjetin e tij pranë Romës.

Tre persona kanë humbur jetën në Lacio si pasojë e dy aksidenteve të shkaktuara nga moti i keq.

Dy prej tyre janë zënë përfund nga një mur i rrëzuar pranë Frozinones, ndërsa i treti u godit nga një pemë teksa udhëtonte me automjetin e tij pranë Romës.

Ky i fundit u ndihmua menjëherë nga urgjenca por plagët e marra ishin shumë të rënda dhe nuk mundi ti mbijetonte transportit për në spital.

Viktima ishte një 45 vjeçar rumun. Pisha e rënë goditi pjesën e parme të automjetit duke thyer plotësisht xhamin.

Në zonë kanë rënë shumë pemë duke shkaktuar problem dhe në trafikun rrugor

Në incidentin në Frozinone, muri u rrëzua si pasojë e erës së fortë duke zënë përfund katër të moshuar. Dy prej tyre shpëtuan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme