PSG vazhdon me fitore në ligë, dy gola nga Mbappe

18:51 | 23 Shkurt 2019
Arbresh Info

Paris Saint Germaini ka vazhduar me fitore në Liga 1 edhe pasditen e sotme (e shtunë).

Kampioni në fuqi i Francës mposhti me rezultat të thellë 3 me 0 në Parc des Princes skuadrën e Nimes Olympiques, shkruan portali arbresh.info.

Me golat nga Christopher Nkunku (40′) dhe Kylian Mbappe (69′) (89′), gjiganti francez siguroi fitoren e katërt radhazi në divizionin kryesor të Francës.

Mbappe u bë gjithashtu lojtari i parë në Liga 1 nën moshën 20 vjeçare që ka shënuar mbi 50 gola.

Skuadra nën udhëheqjen e Thomas Tuchel vazhdon qëndrimin në krye të tabelës, por tani ka 68 pikë – 17 më shumë se rivali më i afërt, ndërsa Nimes Olympique qëndron në pozitën e 11 me vetëm 36 pikë./arbresh.info/

Të ngjashme