Barcelona siguroi tri pikë të plota në sfidën mjaftë të vështirë kundër Sevillas pasditen e sotme (e shtunë).
Gjiganti katalunas fitoi me rezultat 4 me 2 takimin si mysafirë në Ramon Sanchez Pizjuan falë një hat-trick’u nga superylli Lionel Messi, i cili kontribuoi me një asistim edhe në golin nga Suarez në sekondat e fundit, shkruan portali arbresh.info.
Pas kësaj super paraqitje, sulmuesi argjentinas është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme – 10.
Luis Suarez është vlerësuar lartë gjithashtu te skuadra e Ernesto Valverdes duke siguruar notën 8.3.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Sevillas, Tomas Vaclik (4.9)./arbresh.info/
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...
Elita e futbollit rikthehet me duelin Gjilani-Dukagjini
SHBA njofton misione shtesë mes përshkallëzimit të konflikti...
Florentino Perez e ka gjetur trajnerin e përsosur për Real M...
Mbi gjysmë milioni gjoba të shqiptuara, ekspertët: Gjobat du...