Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Si pasojë e këtij vetëaksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se një vetura ka goditur barrierat e rrugës dhe pas goditjes është kthyer në kahun e kundër të lëvizjes.
“Aksidenti ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës. Kanë mbetur të lënduar tre persona. Vetura nuk ka qenë duke lëvizur në kahun e kundërt të korsisë, por pas goditjes së barrierës ajo është kthyer në atë anë”- ka thënë tutje Krasniqi.
Shtoi se policia dhe emergjenca kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ndërsa, sot pasdite në Zhur të Prizrenit si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën tre persona./arbresh.info/
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...