Komuna e Prishtinës e ka gjobitur me 50 euro një qytetar, pasi që i njëjti kishte gropuar në hapësirën publike pa marrë lejë. Atij i është lëshuar edhe një Urdhëresë për kthim të hëpësirës në gjendjen e mëparshme.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
Tahiri ka thënë se gjoba është shqiptuar për dëmtim të hapësirës publike dhe zhvillim të punimeve pa leje.
“Dëmtimi i hapësirës publike apo zhvillimi i punimeve pa e poseduar lejen nga organi kompetent – nuk lejohet! Gjobë mandatore dhe Urdhëresë për kthim te asaj hapësire në gjendjen e mëparshme”, ka shkruar Tahiri.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...