Nuk ka sjell fitues ndeshja mes Gjilanit dhe Flamurtarit që ka përfunduar pa gola 0-0.
Gjilani ndeshjen e nisi më mirë dhe dominoi në pjesën e parë.
Kuq e bardhët kishin disa raste të mira shënimi por që nuk gjetën konretizim.
Fiton Hajdari dy herë dhe Fisnik Papuqi e Edison Kçiku patën nga një rast në 45 minutat e para por që nuk arritën golin.
45 minutat e para të kësaj sfide përfundon ashtu siç filluan pa gola 0-0.
Gjilani edhe në pjesën e dytë kishte iniciativën dhe rrezikoi më shpesh.
Keita Razak pati rastin më të mirë në ndeshje në minutën e 64 por nga afërsia gjuajti mbi portë.
Deri në fund të ndeshjes nuk patë ndonjë rast tjetër dhe takimi i mbyll pa fitues 0-0.
Pas kësaj pike Gjilani vazhdon të mbetet e katërta në tabelë me 28 pikë, ndërsa Flamurtari zë pozitën e tetë me 26 pikë.
Gjilanin ndeshjen e ardhshme e pret një udhëtim i vështirë pasi luan në Prizren përballë Lirisë.
Në anën tjetër Flamurtari do ta mirëpres në kryeqytet Trepçen ’89.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...